Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shpjegoi deklaratën e bërë disa ditë më parë se, Bashkimi Evropian nuk i jep zgjidhje dialogut me Serbinë, do të kërkojë referendum me Shqipërinë.
Sipas Haradinajt, kjo deklaratë për të cilën mbanë përgjegjësi buron nga përvoja e tij qeverisëse kur përgatiti planin për pesë vite si president.
“Nëse forcat nuk arrijnë që ta na ndihmojnë në lidhje me Serbinë, nuk na njohin pesë shtete të BE-së atëherë do veproj në këtë mënyrë. Nuk jam konsultuar me askë”, ka thënë Haradinaj.





