LAJME

Haradinaj: Qëndrimi im për Specialen, presionin ndaj Kosovës dhe ndarjen mbetet i njëjtë

Haradinaj: Qëndrimi im për Specialen, presionin ndaj Kosovës dhe ndarjen mbetet i njëjtë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2026, 13:10

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar se para shtatë vitesh dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në facebook, Haradinaj ka thënë se atëherë kishte deklaruar se nuk do të paraqitej para Dhomave të Specializuara në Hagë si kryetar qeverie, por si qytetar.

Ai ka rikujtuar gjithashtu qëndrimin e tij se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndërsa ndarja dhe krijimi i një “Dodik Republike” për Kosovën ishin të papranueshme.

“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika