Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen së shpejti.
Gjatë një intervistë në emisionin T7, Haradinaj theksoi se situata brenda qeverisë është tejet e tensionuar dhe se arrestimet mund të ndodhin në çdo moment.
“Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment,” tha ai, duke shprehur shqetësime për gjendjen aktuale.
Ndër të tjera, Haradinaj përmendi se një nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nënvizuar shpenzimet e mëdha dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit shtetëror.