LAJME

Haradinaj: Pranojmë konsulta me LDK-në, pa VV-në

Haradinaj: Pranojmë konsulta me LDK-në, pa VV-në
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2025, 10:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i mirëpret konsultat me LDK-në për një qeveri me partitë opozitare, por u përgjigj me “jo” kur u pyet nëse pranon të ulet në një tavolinë diskutimi ku është Vetëvendosje.

Ai u shpreh para mediave të mërkurën se mirëpret formimin e një qeveri me partitë opozitare, teksa shtoi se “s’e pengon propozimi i LDK-së”.

“S’na pengon propozimi i LDK-së për opsionin e qeverisjes…S’ka ndryshuar qëllimi ynë për qeveri të opozitës, por s’na pengon ftesa e LDK-së për konsulta për qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se është i hapur për diskutime me LDK-në dhe partitë e tjera, por jo me VV-në.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika