Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës e ka presionin politik të kryeministrit Albin Kurtit. Sipas Haradinajt, Kurti po e instrumentalizon këtë institucion për interesa elektorale sa është në Qeveri.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në prag të përvjetorit të themelimit së Policisë së Kosovës, ka shkruar në Facebook se Kurti mund të mbajë fjalim prekës, por i ka vetëm mashtrim.
“Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim. Për pak javë kjo do të përfundojë. Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!”, ka shkruar Haradinaj.





