Me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz.
Haradinaj: Përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se “Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe na rikujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit”.
“Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!” – ka shkruar Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Takimi me Osmanin, Abdixhiku: Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira!

Prizreni pret delegacionin nga Elbasani, theksohet rëndësia e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale

Regjistrohen 8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët

