Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, gjatë të cilit më 5 dhe 6 prill janë ndaluar gjithsej 16 persona që po udhëtonin me katër vetura me targa të Kragujevcit të Serbisë.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka reaguar duke thënë se ky aksion dëshmon që Kosova nuk është vend pa të Zot dhe se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës.
“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”, ka shkruar Haradinaj.





