- Reklama -

Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka thënë se rezultati i të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës e zgjidh ngërçin politik në vend. Por, Haradinaj ka thënë se ai rezultat nuk i zgjidh “problemet dhe shqetësimet e qytetarëve”. Ai tha se me këtë rezultat “Kosova dobësohet e fitojnë armiqtë e saj”.

AAK-ja në zgjedhjet e parakohshme, bazuar në rezultatet preeliminare, mori 5.68 për qind të votave dhe doli e katërta.

- Reklama -

Lëvizja Vetëvendosje mori 49.3 për qind të votave. Në këto shifra nuk janë llogaritur votat me kusht dhe ato nga jashtë.

“Gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës jemi përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në Nato, rënia e investimeve kapitale në gjithë vendin e lënien përgjysmë të krejt projekteve të mëdha, shtrenjtimin enorm të jetesës e stagnimin e pagave e deri te largimi në masë i të rinjve nga Kosova. Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se e respektojnë rezultatin dhe do të reflektojnë për proceset e brendshme.

“Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë. Nga zemra i falënderoj të gjithë votuesit, aktivistet e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme. Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht!” – ka shkruar Haradinaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort