Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur debakël politik për Lëvizjen Vetëvendosje, rezultatin zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.
Ai në Rubikon, u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%.
”Edhe LDK edhe VV edhe PDK edhe ato janë kthy në votën bazë. Shembull: PDK e LDK s’kanë më shumë vota se në 2017 as tash. Nëse ua merr votën e 2017 me tash në zgjedhjet komunale, do ta hetosh që nuk e kanë ndonjë fuqi të jashtëzakonshme këto parti”.





