LAJME

Haradinaj për heqjen e masave ndaj mallrave serbe: Koncensioni i radhës i Albin Kurtit

Haradinaj për heqjen e masave ndaj mallrave serbe: Koncensioni i radhës i Albin Kurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2024, 13:55

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur koncesion veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e masave ndaj mallrave të Serbisë për pikën kufitare në Merdare.

“Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin”, ka shkruar ai në facebook.

Ai ka thënë se rritja e pensioneve ka qenë, ashtu siç e ka quajtur ai, mbulim i veprimit për heqjen e masave.

“Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika