LAJME

Haradinaj pas takimit me shoqërinë civile e mediat: Po kalojmë situatë të vështirë

Haradinaj pas takimit me shoqërinë civile e mediat: Po kalojmë situatë të vështirë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2023, 15:08

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është sanksionuar nga mbështetësit më të mëdhenj të Pavarësisë, e për këtë e fajësoi kryeministrin Albin Kurti.

Ai pas takimit që mbajti me përfaqësues të shoqërisë civile e mediave, shtoi se ata po vazhdojnë dialogun e brendshëm dhe se të gjithë janë të shqetësuar. Ai pohoi se si parti e çmojnë lartë rolin e mediave në informim e drejtë.

Haradinaj thotë se konkluzë e takimit ishte që nuk duhet heshtur përballë problemeve që ka vendi.

“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”, ka thënë Haradinaj.

“Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë cilivie, me rikthye Kosovën në normalitet, me pas normalitet edhe në rajon, me ec përpara me rezultatet e dialogut”, ka shtuar kryetari i AAK-së. /EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika