LAJME

Haradinaj pas protestës së veteranëve: Mostrajtimi i kërkesave të tyre, mëkat kombëtar

Haradinaj pas protestës së veteranëve: Mostrajtimi i kërkesave të tyre, mëkat kombëtar
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2022, 17:26

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se kjo protestë tregon për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.

Haradinaj tutje ka shkruar se mostrajtimi i kërkesave të tyre, është mëkat kombëtar.

“Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri. Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar. I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika