- Reklama -

Haradinaj numëron tri arsye pse propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese

sh-kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka numëruar tri arsye pse kjo parti e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve në takimin e partive politike me presidenten Osmani.

Sipas tij, vendit i duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat ai i ka ndarë në tri grupime – dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ekonomike dhe kapja e institucioneve të vendit.

- Reklama -

“Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë së vendit, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve.

Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, BE dhe ShBA. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk i është armiqësuar kjo qeveri. Grupimi i tretë ka të bëjë me dështimet ekonomike, mos-investimi dhe mos-rritja e pagave e deri te paaftësia për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve.

Këto janë arsyet kryesore edhe pse në takimin e djeshëm e propozuam 26 janarin si datë të zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’ia shkurtojmë për disa javë këtë gjendje dëshpëruese“, ka thënë Haradinaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort