Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj gjatë vizitës disaditore në SHBA do të ketë një agjendë të ngjeshur, me takime të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit, në Pentagon, Departamentin e Mbrojtjes, pastaj takime në Senatin Amerikan, takime me Senatorë dhe po ashtu në Kongres.





