LAJME

Haradinaj në Prizren: Për mua Prizreni ka rëndësi të veçantë

Haradinaj në Prizren: Për mua Prizreni ka rëndësi të veçantë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2022, 09:39

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë ka qëndruar në Prizren.

Ai i shoqëruar nga drejtuesit e partisë së tij në Prizren, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e fundit.

“Për mua dhe për Aleancën, Prizreni ka rëndësi të veçantë. Përpos vlerave historike, Prizreni është qendër e vlerave të njerëzve të mirë e të zotë, intelektualë e sipërmarrës të dëshmuar.

Me kryetarin e degës, Besnik Krasniqi dhe kolegë të tjerë, kishim kënaqësinë që sonte në Prizren ta përjetojmë atmosferën festive që po mbizotëron me rastin e festave të fundvitit dhe njëkohësisht të bashkëbisedojmë me qytetarë prizrenas.

Kryetarin Krasniqi dhe strukturat e degës, i falënderova për vizionin dhe përkushtimin për të vazhduar punën në fuqizimin e Aleancës.

I urova suksese në vitin 2023, me shpresë që ky vit të jetë më i mirë për familjet tona.”, ka deklaruar Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika