Home VENDI Haradinaj në familjen e Thaçit: Lufta e UÇK-së më e pastra që njeh njerëzimi

Haradinaj në familjen e Thaçit: Lufta e UÇK-së më e pastra që njeh njerëzimi

0
Haradinaj në familjen e Thaçit: Lufta e UÇK-së më e pastra që njeh njerëzimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e KosovësRamush Haradinaj sot ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

Ai me këtë rast ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontribut në çështjen kombëtare.

“Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi. Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari”.

“Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi.

Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here