Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk beson se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta përfundojë mandatin e saj pa zgjidhur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë periudhës së pandemisë ka qenë në Berlin tre herë, por se nuk ka bërë deklarime.“Nuk pres që kancelarja Merkel do të shkojë në shtator – nuk do të shkojë prej zyrës pa e kryer liberalizimin e vizave”.





