- Reklama -

Haradinaj mban takim me bashkatdhetarë në Gjermani, i informon për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me deputetët TIme Kadrijaj e Bekë Berishën, mbajtën takim me bashkatdhetarë në Gjermani.

Haradinaj tha se në këtë takim i informoi pjesëmarrësit për situatën politike e atë të sigurisë në Kosovë, krizën ekonomike dhe energjetike por edhe për procesin e arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

- Reklama -

“Gjatë qëndrimit në Gjermani, ndjehem krenar kur takoj arkitektë, artistë, inxhinierë, mjekë, ndërmarrës të zotë, që jo vetëm na bëjnë krenarë për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar Kosovës. Falë tyre, bota e njeh realitetin që edhe ne ndajmë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane”.

“Së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, sot në tubimin e organizuar nga bashkatdhetarët në Bad Salzuflen, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon me qëndrim konsistent, në favor të integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se nga bashkatdhetarët në Gjermani mori interesim për rolin e partisë së tij në opozitë, por edhe për aktivizimin e mërgatër për vizionin e kësaj partie.

“Falënderova kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, si dhe i urova suksese kryetarit të sapozgjedhur për Bad Salzuflen, Republika North Rhine-Ëestphalia, Shkelzen Fetahaj”.

“Mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, përkrahje e parezervë e ekonomisë, e tani model i suksesit dhe të arriturave. Duke qenë gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj Atdheut, i sigurova se Aleanca i ka dyert e hapura për secilin prej tyre”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv./klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort