Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja finale në kuadër të dialogut me Serbinë duhet ta ketë vulën e Amerikës.
Haradinaj ka thënë pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të premten se, asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurtë dhe e garantuar pa nënshkrimin amerikan.
“Ajo që është e rëndësishme në këtë proces, ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e Amerikës. Duhet nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njëjtë amerikan. Nuk mund të konsiderohet i sigurtë edhe pa nënshkrimin dhe vulën e Amerikës, e duhur do të duhej të ishte që të ndodhë edhe në Washington”, ka thënë Haradinaj