Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur rrthe situatës me pandeminë Covid-19, tha se është ndjerë keq kur ka marrë vesh lajmin se 133 mijë vaksinave u ka skadu afati.
Haradinaj tha se Qeveria do të duhej të kishte bërë fushatë për vaksinim në mënyrë që vaksinat mos të skadonin.
“Unë jam mërzit kur kam pa që iu ka kalu afati 133 mijë vaksinave. Për një rast të tillë i kisha ftu të gjithë kryetarët e partive dhe iu kisha tregu se vaksinat kanë afat edhe një muaj. Eshtë desht me thirrë ambasadorët, ndonjë të familjes Jashari, Majlinda Kelmendin me ba thirrje me u ba vaksinat që mos me skadu”.
Haradinaj tutje tha se është gastshëm të bashkëpunojë me Kurtin pasi në të njëjtën situatë mundet me qenë edhe ndonjë familjar i tij.
“Unë jam në gjendje me shku për secilën situatë tek kryeministri Kurti, sepse në këtë situatë mundet me qenë edhe ndonjë familjar i imi’ tha Haradinaj në Debat Plus.