Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti ‘tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu’, e mos e ‘përçajë popullin’.
Haradinaj, thotë se është me të gjitha ata që do të protestojnë në sheshet e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin”, shkroi Haradinaj.





