LAJME

Haradinaj: Kurti shpenzon më së shumti para duke i ushqyer ‘zagarët’ që fyejnë shqiptarët

Haradinaj: Kurti shpenzon më së shumti para duke i ushqyer ‘zagarët’ që fyejnë shqiptarët
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2026, 11:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur mashtrues kryeministrin Albin Kurti derisa ka thënë se e gjithë përgjegjësia për gjendjen në vend bie mbi të.

“Sot erdh mashtruesi para nesh, me një mashtrim ideal dhe na mashtroi kryeministri”, ka nisur fjalimin në foltoren e Kuvendit Haradinaj.

Haradinaj është paralajmëruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për kujdes në deklarime.

“Mashtrimi nuk është fyerje”, i është përgjigjur ai kryeparlamentares pasi ajo i kërkoi që t’i ndalej fjala.

“Ndodhi një mashtrim dhe dua ta demaskoj. Kolegu që foli para meje është sa vjet në pushtet dhe mban përgjegjësi për çmimet, vjedhjen me energjinë, faturat që po na vinë, ky dhe qeveria juaj dhe nuk mund t’i ikni përgjegjësisë. Nuk mund të fshiheni pas çmimit tavan as asgjë sepse oligarkët tu kryeministër po blejnë e shesin energji çdo ditë, e po ju shtohen kompanitë njerëzve tuaj të afërt. Thotë po financohen mediat me thasë. Ky shpenzon më së shumti para duke ushqyer zagarë me i fy shqiptarët”, ka thënë Haradinaj./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika