Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit., duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj: Ku ia ke qitë hesapin o Albin Kurti? Don me marrë në qafë këtë vend

Ish-kryeministri nëpërmjet një postimi në profilin e tij ka shkruar: Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse.
“Ku ia ke qitë hesapin, a po donë me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësuar. Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull”, ka shkruar ish kryeministri Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




