LAJME

Haradinaj: Kryeministër, a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg?

Haradinaj: Kryeministër, a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg?
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2021, 11:01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën për Interpelancën Interpelanca në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë, e nisi me dy pyetje për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

“Kryeministër a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg, a mban diçka Serbia mbi ty me të cilën të mban peng sot e kësaj dite apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë për lirimin e vendit.

Duhet të deklarohesh një herë se qarkullojnë gjatë këto. Kur shkon në Bruksel, tregona çka po i sjell Kosovës nga shkuarjet atje”, tha Haradinaj ndërsa gjatë fjalimit të tij ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha: “Kujdes me fjalorin parlamentar”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika