Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për vendime që, sipas tij, kanë favorizuar Serbinë në aspektin ekonomik dhe energjetik.
Përmes një reagimi në facebook, Haradinaj rikujtoi vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe në nëntor të vitit 2018, duke theksuar se kjo masë ishte hequr nga Qeveria Kurti në vitin 2020, gjë që sipas tij i hapi rrugë rikthimit të mallrave serbe në tregun e Kosovës.
Ai po ashtu përmendi projektin energjetik me kompaninë ContourGlobal, të nënshkruar në vitin 2017 gjatë mandatit të tij si kryeministër, duke pretenduar se anulimi i tij nga Qeveria Kurti e bëri Kosovën më të varur nga importi i energjisë elektrike.





