LAJME

Haradinaj: Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO në samitin e ardhshëm në Shqipëri

Haradinaj: Kosova duhet të synojë anëtarësimin në NATO në samitin e ardhshëm në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2026, 10:53

Kryetari i nderit i Aleancës për Kosovën, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që institucionet e vendit të veprojnë menjëherë në mënyrë që në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në Shqipëri, të diskutohet kandidatura e Kosovës për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar NATO-n si aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, duke theksuar se ajo e shpëtoi popullin e Kosovës nga gjenocidi.

Ai ka thënë se megjithëse koha deri në samitin e ardhshëm është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm.

Sipas Haradinajt, mosmbështetja e këtij objektivi strategjik për Kosovën tregon ose mungesë vizioni, ose moskuptim të përgjegjësisë që bart një funksionar publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika