Home LAJME Haradinaj: Ka arsye që të jemi krenarë, FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës

Haradinaj: Ka arsye që të jemi krenarë, FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës

0
Haradinaj: Ka arsye që të jemi krenarë, FSK po merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Durrës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake që po bëhet nga NATO në Durrës.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj ka shkruar se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale./Front Online

Postimi i plotë:

Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.
Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.
Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!
Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here