Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me strukturat e kësaj partie në Gjakovë për të prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj komune dhe për të kërkuar votën për t’u bërë president.
Ai para se të niste fjalën ka kërkuar që të respektohen masat kundër pandemisë dhe që fushata të zhvillohet në bazë të tyre.
“Sot jemi bashkuar për një ngjarje shumë solemne dhe ndryshe nga ajo e përhershmja për me e nisë një proces zgjedhor sepse jemi në një kohë pandemie. Dhe krahas respektimit të masave duhet ta çojmë përpara edhe ekonominë. AAK ka përgatitur një plan qeverisës të mirë, e ka paraparë aktivizimin e resurseve dhe fondin prej 1 miliardësh për të ndihmuar ekonominë. Pra, ky plan është i hartuar prej njerëzve që kanë qeverisur dhe kanë përvojë”.





