LAJME

Haradinaj i trishtuar për sulmin në Gllogjan: Apeloj që të kapet autori i këtij veprimi të ulët kriminal

Haradinaj i trishtuar për sulmin në Gllogjan: Apeloj që të kapet autori i këtij veprimi të ulët kriminal
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2021, 21:06

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit me armë ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne”.

Haradinaj ka falënderuan kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.

“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sillet para drejtësisë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika