LAJME

Haradinaj i bindur se vendi shkon në zgjedhje: Kurti s’e hapi paketën e Qeverisë

Haradinaj i bindur se vendi shkon në zgjedhje: Kurti s’e hapi paketën e Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Prill 2026, 09:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai para fillimit të seancës, në një adresim për media, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka interes që ta zgjedhë presidentin.

Haradinaj ka shtuar se Kurti “nuk e ka hapur fare paketën e Qeverisë”, pasi sipas tij, kur e fton dikë për partneritet për president, bëhesh partner edhe në Qeveri.

“Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai e din si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri”, ka thënë ai./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika