Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos e neglizhojnë pjesëmarrjen në balotazhin e 9 nëntorit për zgjedhjet komunale në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka falënderuar diasporën për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë AAK-së dhe Kosovës në përgjithësi, duke kujtuar rolin e tyre edhe gjatë periudhave të vështira, përfshirë proceset në Hagë.
“E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar në Diasporë, keni kontaktuar familjarët tuaj dhe miqtë, dhe keni ardhur në Kosovë për ta përkrahur Aleancën. Besnikëria juaj është e rrallë… Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm”, ka shkruar Haradinaj.




