- Reklama -

Haradinaj hap fushatën, rritja e pagave e pensioneve dhe siguria prioritet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte në Prishtinë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, në të cilën është shpalosur vizioni dhe programi qeverisës i kësaj partie.

Kryetari Ramush Haradinaj tha se pikat kryesore të programit zgjedhor të AAK-së për zgjedhjet e dhjetorit janë rritja e pagave e pensioneve dhe siguria.

- Reklama -

Ai tha se do të ketë mbështetje për sektorin privat, kthim të investimeve, politika më të favorshme fiskale dhe fuqizim të grave në biznes dhe punësim.

Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi se pagat dhe pensionet do të dyfishohen dhe se AAK do të qëndrojë pranë familjeve, pensionistëve, punëtorëve të sektorëve të ndryshëm dhe kategorive që kanë kontribuar për vendin.

“Shtylla e dytë e programit tonë që do ta mbajmë është rritja ekonomike. Ne do ta aktivizojmë potencialin që ka Kosova për rritjen ekonomike dhe kthimin e investimeve në vend, kthimin e buxhetit të paraparë për Kosovën dhe politika fiskale të favorshme për bërjen biznes. Do t’i mbështesim bizneset e reja, do t’i mbështesim gratë në biznes dhe në gjetje pune dhe asnjëherë nuk do të ndalemi  ta mbështesim fuqizimin e gruas”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova ka rrugën e qartë për përparim drejt anëtarësimit të saj në NATO si një aleat i besueshëm

“Siguria shtylla jonë e tretë buron nga ne e bëjmë sigurinë ne të gjithë bashkë krah njeri tjetrit institucionet tona të sigurisë ushtria policia të gjitha institucionet e siguresë e bëjnë sigurinë, por ne e dimë se kemi mundësi e kemi besimin e kemi rrugën e trasuar ashtu siç kemi bërë ushtrinë mund të anëtarësohemi në NATO,  jemi aleatë të besueshëm dhe do të anëtarësohemi në NATO”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që më 28 dhjetor qytetarët të votojnë për listën e AAK-së numër 129.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort