Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar grevën e minatorëve të Trepçës në shënim të 37-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm të rezistencës gjithëpopullore.
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore dhe ishte një akt guximi që shënoi një kthesë në rrugën drejt lirisë.
“Grevat e Minatorëve ishin akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë. Sot, në shënim të 37-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1,300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohës, ishte rikthimi i Trepçës si një forcë ekonomike e vendit. Gjatë mandatit tim si kryeministër, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të ‘Trepçës’, e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës” – ka shkruar ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

