Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim në qendër të Prishtinës, pas mospërfshirjes së veteranëve të luftës në Ligjin për Pagën Minimale.
“Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtar nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.





