LAJME

Haradinaj: Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë, u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri

Haradinaj: Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë, u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2022, 13:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian  është ndryshuar situata në veri të vendit.

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë”.

“Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë, u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika