Home LAJME Haradinaj: Epopeja e Koshares, hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada

Haradinaj: Epopeja e Koshares, hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada

0
Haradinaj: Epopeja e Koshares, hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23-vjetorin e Betejës së Koshares, ka bërë homazhe te të rënët e kësaj beteje.

Ai tha se kjo betejë, hyri në histori sepse hoqi kufirin që ndau kombin për shumë dekada.

“Në rrugën drejt lirisë, shqiptarët kaluan në shumë vuajtje e sakrifica, trimëri e heroizëm. Epopeja e Koshares, hyri në kujtesën historike sepse hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Respekt e përulje për heronjtë, Brigadën 138 “Agim Ramadani”, kurorë lavdie e bashkimit, lavdisë dhe guximit shqiptar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here