- Reklama -

Haradinaj: Aleanca konfirmoi fuqinë politike, fitore në 5 komuna dhe përfaqësim me 98 asambleistë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke deklaruar se Kosova edhe një herë dëshmoi organizim të zgjedhjeve me standarde të larta demokratike. Ai ka falënderuar institucionet për punën dhe angazhimin e treguar gjatë procesit.

Haradinaj u shpreh se dita e zgjedhjeve konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e AAK-së, duke theksuar se subjekti i tij ka triumfuar në 5 komunat ku kishte qeverisur deri tani, si dhe do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi 10 komuna të tjera. Sipas tij, në kuvendet komunale, Aleanca do të përfaqësohet me 98 asambleistë.

- Reklama -

“Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë aktivistët dhe strukturat tona, veçanërisht atyre në Diasporë, të cilët treguan përkushtim dhe vërtetësi në çdo hap”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se 87.358 qytetarë i kanë besuar projektit politik të AAK-së.

Ai u është shprehur mirënjohje të veçantë kryetarëve të zgjedhur: Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Bashkim Ramosaj në Deçan, Smajl Latifi në Rahovec dhe Zenun Elezaj në Klinë, të cilët i vlerësoi për qeverisje të përgjegjshme dhe punë konkrete në interes të qytetarëve.

Për Haradinajn, rezultati i zgjedhjeve është konfirmim se modeli i qeverisjes së AAK-së sjell ndryshime pozitive dhe reale.

“Aleanca, është këtu dhe do të mbetet me rezultate e punë edhe më të madhe”, përfundoi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort