Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për zgjedhjet në kryeqytet se të gjitha partitë do të garojnë në një garë të ngushtë për të parin e Prishtinës.Haradinaj tha se Aleanca e ka kthyer gjendjen dhe është organizuar mirë për t’u futur në këto zgjedhje.Tutje, ai tha se duhet të respektohen të gjithë kandidatët e partive të tjera.
Haradinaj: Aleanca e ka kthyer gjendjen dhe është organizuar mirë për t’u futur në zgjedhjet lokale

“I kuptoj plot analista që ne na lojnë në rend të dytë. Ne mendojmë se mund të jetë ndryshe. Duhet t’i respektojmë kandidatët. Shumëçka do të varet nga mobilizimi i partive. Vota vjen edhe si frymë e si koncept, po edhe si strukturë”, është shprehur Haradinaj.“VV’ja ka strukturë të mirë organizuar në Prishtinë, gjithashtu edhe LDK e PDK, por edhe ne e kemi kthyer mirë gjendjen”, ka thënë Haradinaj.“Do të jetë një garë e ngushtë në mes të të gjithëve. Pra mund të ndryshojë gjendja në Prishtinë”, shtoi Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

