Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë se ka nënshkruar tenderë të paligjshëm në lidhje me marrëveshjen për taksën ngjitëse. Reagimi i Haradinajt vjen pasi zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se tenderi ishte gati në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj në Qeverinë Haradinaj.
Haradinaj akuzon Qeverinë se ka nënshkruar tenderë të paligjshëm

I pari i AAK-së ndër të tjera akuzoi partinë në pushtet për manipulim dhe dezinformim të qytetarëve, pasi sipas tij, tenderi ka qenë me vendim për anulim.
“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësuar mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet. Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, ka shkruajtur Haradinaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

