LAJME

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2026, 17:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në një deklarim për media para fillimit të seancës, Haradinaj ka thënë se procesi është iniciuar pa konsultim dhe pa ndonjë marrëveshje paraprake politike.

Ai ka shtuar se, po të ishin përfshirë nga fillimi në proces, AAK do të mund të kontribuonte në zgjidhje.

“Jo, nuk do të jemi pjesë e seancës. Kjo është një lëvizje që është bërë pa konsultë, pa dakordim dhe pa asnjë marrëveshje paraprake. Ndoshta sikur të kishim qenë pjesë e procesit nga fillimi, me siguri do të kishim mundur të ndihmonim. Ajo që është me rëndësi është që të mos vazhdohet me shkelje të Kushtetutës, pra me votim pa kuorum, sepse kjo e çon vendin në drejtim të rrezikshëm”, ka deklaruar Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika