LAJME

Haradinaj: AAK as nuk e voton Osmanin e as nuk ia bëjmë kuorumin

Haradinaj: AAK as nuk e voton Osmanin e as nuk ia bëjmë kuorumin
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2021, 21:36

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Madje Haradinaj ka thënë se nuk do t’i bëjnë as kuorumin për zgjedhjen e saj.

“As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Së fundmi, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të votojnë e madje as nuk do të qëndrojnë në sallë kur të votohet Osmani për presidente.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ani pse kanë konfirmuar se nuk do të votojnë ata nuk kanë mohuar mundësinë që t’ia bëjnë kourumin Osmanit.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika