Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten ka dhënë tri data të mundshme për zgjedhjet.
“Janë opsion datat prej 5-12-19 prill, mund të ketë edhe datë tjetër”, ka thënë ai para mediave.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mospjesëmarrje në takim, ashtu si edhe adresimin e kësaj partie në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të premten.
“Ndjesi e keqe ishte mospjesëmarrja e VV-së. Është e pakuptimtë mospjesëmarrja e tyre. Mosardhje e tyre sot është një lloj fyerje për vendin, institucionet. Kurtit iu kanë përgjigjur në takime kryetarët e partive opozitare një nga një dhe shumë herë ka pasur konsulta. Mosardhja e tyre sot nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është një fyerje në vete, tallje, hajgare me proceset”, ka theksuar Haradinaj./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.