Republika e Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik me hapjen e objektit të përhershëm të Ambasadës së saj në Londër, duke forcuar më tej praninë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila u shpreh se e gëzuar për faktin se flamuri i Republikës së Kosovës, do të valojë përgjithmonë mbi një objekt që i përket shtetit të Kosovës, në një nga kryeqendrat më të rëndësishme të botës.
“Një tjetër moment me peshë të veçantë për diplomacinë tonë, një tjetër dëshmi e pjekurisë së shtetit tonë dhe e rrugëtimit të pandalshëm të Kosovës në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Kjo shtëpi e përhershme është një simbol i qëndrueshmërisë së kësaj Republike, i partneritetit të përhershëm e të fuqishëm me shtetin tonë mik, Mbretërinë e Bashkuar dhe i përkushtimit të çdoditshëm për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të Republikës së Kosovës, interesave e nevojave të saj dhe mërgatës sonë në Britani.” – ka shkruar ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.





