Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kanë inauguruar sot urën e madhe të Kukësit, pas disa muaj vonesë nga premtimi fillestar i shefit të Qeverisë.
Hapet ura e madhe e Kukësit, pas disa muajsh vonesë

Ura e re, me një kosto prej 40 milionë eurosh, lehtëson trafikun drejt Kosovës, duke evituar urën e vjetër në hyrje të qytetit të Kukësit.
“Një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, shkroi Rama në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

