LAJME

Hapet thirrja për regjistrim në programin “Data Science for Business Leaders”, 30 bizneset e para përfitojnë zbritje

Hapet thirrja për regjistrim në programin “Data Science for Business Leaders”, 30 bizneset e para përfitojnë zbritje
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 07:54

Komuna e Prizrenit ka njoftuar hapjen e thirrjes për regjistrim në programin “Data Science for Business Leaders”, një trajnim i avancuar dhe praktik i krijuar posaçërisht për menaxherë, pronarë biznesesh dhe profesionistë që dëshirojnë të përdorin të dhënat për vendimmarrje më të zgjuar dhe zhvillim të biznesit.

Sipas njoftimit, programi është i licencuar nga CNM Ingenuity në SHBA.

Siç bëhet e ditur, përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të mësojnë:

– interpretimin dhe përdorimin e të dhënave në biznes,

– të optimizojnë proceset dhe performancën,

– zhvillimin e një kulture të bazuar në të dhëna,

– të marrin vendime strategjike me më shumë siguri.

“Me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Swisscontact përmes projektit Matching Skills to Jobs (MSJ), 30 bizneset e para të regjistruara nga Komuna e Prizrenit përfitojnë 50% zbritje nga kosto e trajnimit” – thuhet në njoftim.

Për më shumë informata: https://makerspaceprizren.com/data-science-programs

Për regjistrim: https://forms.gle/h4Qsvvj5yGUrSeTK9

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika