LAJME

Hapet thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar

Hapet thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2024, 13:58

Ministria e Ekonomisë ka hapur Thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar, që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë thirrje do të subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, apo deri në 1,000.00 €.

“Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i aplikimit për fazën e parë është i hapur deri më 31 gusht 2024, ndërsa për fazën e dytë është deri më 31 tetor 2024.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika