Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MKT) ka njoftuar se të mërkurën është hapur pavijoni i Kosovës në kuadër të tregut të industrisë filmike “Marché du Film”, që mbahet në kuadër të Festivalit të Filmit në Cannes, në Francë.
Sipas Ministrisë, përmes këtij pavijoni po vazhdon prezenca e Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë botërore.
MKT ka njoftuar se Kosova e Shqipëria prezantohen përmes një pavijoni të përbashkët.
“Për të 15-in vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezantojnë kinematografinë shqiptare përmes pavijonit të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky edicion shënohet me premierën botërore të filmit ‘Dua’, nga regjisorja Blerta Basholli, në programin prestigjioz Semaine de la Critique, ku filmi garon për katër çmime kryesore” – thuhet në njoftim.
Edicioni i 79-të i Festivalit të Filmit në Cannes ka nisur të martën, më 12 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 23 maj 2026