LAJME

Hapet Panairi i Punës, 20 kompani ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë

Hapet Panairi i Punës, 20 kompani ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2022, 13:46

 

Janë hapur dyert e Panarit të Punës, që po mbahet për të parën herë që prej pandemisë.

I organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në edicionin e sivjetmë të këtij panairi po marrin pjesë 20 kompani nga sektorë të ndryshëm, ndërsa qëllimi mbetet i njëjtë – ofrimi i mundësive për punësim për të rinjtë.

Nita Prapashtica nga OEA, ka thënë se panairi është bërë me qëllim të njoftimit në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve, ndërsa ka shtuar se shpreson që të sigurojnë sa më shumë oferta pune për të rinjtë kosovarë, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

“Oda Amerikane e ka organizuar panairin e punës me qëllimin e njoftimit të punëkërkuesve me punëdhënës potencial. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm, të gjithë janë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane”, ka thënë ajo.

“Është panairi i parë që kemi mbajtur që pas pandemisë dhe po shpresojmë që prej këtij panairi do të ju sigurojmë të rinjve oferta për punësim në të ardhmen ose tash”, ka përfunduar Prapashtica.

Panairi i Punës po organizohet sërish pas kërkesave të mëdha të kompanive për punonjës dhe i njëjti do të vazhdoj të jetë i hapur deri në orën 17:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika