LAJME

Hapet një vendkalim i ri kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Hapet një vendkalim i ri kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2023, 15:52

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika