Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.
Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.





